Në këtë valë të nxehti ekipi i bashkisë së Tiranës po monitoron territorin dhe qytetarët e pastrehë.
Ata po u ofrojnë ndihma shëndetësore si dhe së bashku me specialistët e Shërbimit Social po i shoqërojnë qytetarët e pastrehë drejt Qendrave Sociale të ngritura nga bashkia e Tiranës.
“Këto qendra sociale shërbejnë për këto kategori qytetarësh ku do të gjejnë gjithmonë ushqim të freskët, kushte dhe trajtim dinjitoz”, shkruan kryetari i bashkisë Erion Veliaj.