-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi akuzon Ramën dhe Veliajn: Ata janë përgjegjës për katastrofën e zjarrit në Tiranë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjës për zjarret që shpërthyen në një kompleks banimi në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe rrezikuar jetën e banorëve.
Ai kërkon një hetim të plotë nga autoritetet dhe thekson se ngjarja është pasojë e një sistemi ndërtimi të manipuluar për përfitime të ngushta, pa marrë parasysh sigurinë e qytetarëve.
Postimi i Këlliçi:
Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
Ngjarja e rëndë dje në një zonë shumë të banuar në mes të Tiranës, ku dhjetra banorë rrezikuan jetën dhe humbën pasurinë për shkak të zjarrit që pushtoi një kompleks për disa orë, duhet të hetohet me seriozitet dhe me shpejtësi nga Prokuroria. Të dalin shkelësit në secilën hallkë dhe të vihen para drejtësisë menjëherë!
Pavarësisht kësaj, çdo qytetar e di sot se dy njerëz janë përgjegjësit kryesorë të asaj katastrofe, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Eshtë prej dorës së tyre, prej urdhrave të tyre që është ngritur ky sistem, me ndërtime për të marrë sa më shumë para dhe pa pasur parasysh interesat e qytetarëve, sigurinë e cilësinë e tyre të jetës.
Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ngritur industrinë e betonit, që ka zaptuar çdo hapësirë, për të kënaqur klientët e për të shtuar pasurinë e tyre.
Një industri kriminale që nuk ofron elementët bazike të sigurisë për njerëzit, ku duhet sakrifica e heroizmi nga disa zjarrfikës e punonjës policie për të evituar tragjedinë.
Kur Erion Veliaj dhe Edi Rama e lejojnë të njëjtin ndërtues (famozin Armand Lilo) të shtojë 7 kate pa leje mu para zyrës së Kryebashkiakut, në mes të sheshit Skënderbej, a presin vallë qytetarët që bashkia dhe qeveria të kenë ushtruar kontroll për standardet e lejes, apo të cilësisë së punimeve në një kompleks banimi?!
Unë nxis hetim serioz e të plotë nga Prokuroria. Por është e qartë se autorët kryesorë të kësaj maskarade, janë mbi ligjin dhe nuk do të hetohen.
Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi para qytetarëve.
Dhe pasnesër, të premten, datë 17 prill, në orën 19:00, është dita që qytetarët ta bëjnë atë përgjegjës për këtë dramë e shumë të tjera që ai po i shkakton vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit