Ditën e sotme 38-vjeçari Olsi Bibollari është arrestuar pasi me datë 25 gusht ka vjedhur 15 000 euro në një banesë në “Komunën e Parisit”.
Bibollari ka vjedhur shumën e lekëve në banesën e Eqerem Hasanit, i cili është shefi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT.
Një jave më parë doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh Olsi Bibollarit, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri. Më pas doktori ka harruar çelësin e apartamentit në makinën e Bibollarit dhe ky i fundit e ka marrë çelësin dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut e ka hapur dhe i ka marrë lekët.
Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici, ku pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjera është identifikuar se Olsi Bibollari i ka vjedhur shumën e parave.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumave e parave të vjedhura, një automjet, si dhe veshjet që ka përdorur gjatë vjedhjes.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.