Një aksident i rëndë automobilistik në Evia të Greqisë ka shkaktuar vdekjen tragjike të dy të rinjve 20-vjeçarë.
Makina në të cilën ata udhëtonin është përplasur me një kamion në Lampsakos të Kalkidës, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy viktimave. Dy persona të tjerë në makinë kanë mbetur të plagosur lehtë.
Ngjarja ka pasur një dimension tragjik të shtuar pasi 20-vjeçari që ndërroi jetë kishte humbur të atin vetëm një muaj më parë dhe nesër ishte caktuar përkujtimi i 40-ditor i të ndjerit. I riu ishte edhe lojtar i klubit AO Apollon Eretria dhe kishte shprehur dëshira për një sezon të suksesshëm.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa komuniteti vendas është në zi për këtë humbje të madhe.