Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim.
Cilat janë karakteristikat e “Rafala”?
“Rafal” është një avion që mund të funksionojë si një gjuajtës, gjuajtës-bombardues dhe skaut për shënjestrimin e objektivave në ajër, në tokë dhe në det.
“Rafali” janë projektuar me dukshmëri të reduktuar të radarit, falë materialeve speciale dhe veshjes me RAM, ndërsa një shtresë e veçantë aplikohet edhe në xhamin e përparmë dhe mbulesën e kabinës.
Shpesh përshkruhet si një avion kompakt, sepse shumë sisteme janë të integruara në strukturën e vetë avionit, gjë që lejon që një sasi minimale e pajisjeve shtesë të bartet në transportuesit e jashtëm.
Avantazhi më i madh i avionit Rafale është aftësia e tij për të kryer detyra të ndryshme luftarake në të njëjtën kohë, pavarësisht nga kushtet e motit ose koha e ditës.
Ato janë të pajisura me një sistem të integruar “Spectra”, i cili i siguron pilotit paralajmërimin e dukshmërisë së radarit dhe njoftimin në kohë në rast se ndaj tij hidhet një raketë.
Avioni ka gjithashtu një top 30 milimetrash, si dhe 14 pika pezullimi për të mbajtur deri në 9.5 tonë armë.
Gjithashtu, “Rafal” mund të ndërhyjë me radarët e armikut dhe sistemet e raketave duke përdorur rreze lazer dhe infra të kuqe .
“Rafale” fuqizohet nga 2 motorë, të cilët i mundësojnë të arrijë shpejtësinë maksimale prej 2223 km/h (1.8 Mach) dhe rrezen luftarake prej 1852 kilometrash. Sipas të dhënave të disponueshme, lartësia më e lartë e fluturimit është 16.8 kilometra.