-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krasniqi publikon bilancin AMA-TikTok: Bllokohen qindra video pirate dhe dhjetëra video

Kryesoret

Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi të enjten e kaluar ka bërë publike nisjen e bashkëpunimit me platformën Tik Tok.

Sipas njoftimit të kryetares Krasniqi bëhet fjalë për përmbajtjet që përmbajnë dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave themelore.

Ajo thotë që vetëm për 5 ditë kanë mbërritur në AMA 85 ankesa ku 40 prej tyre janë raportuar në platformën Tik Tok. Nga këto ankesa 233 janë hequr nga Tik Toku dhe 17 janë akoma në proces.

Krasniqi shprehet se janë raportuar për pirateri të produktit audioviziv 156 video, ku 112 janë fshirë dhe 20 profile janë mbyllur pasi janë raportuar videot që ato përmbanin.

“Nuk kishim parashikuar një fluks të tillë raportimesh. Falenderuese ndaj qytetarëve që kanë raportuar duke dëshmuar ndjeshmëri të lartë publike dhe besim tek institucioni. Falenderuese për këtë bashkëpunim me TikTok. Shumë punë kemi përpara”, shkruan Krasniqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit