-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Serbia nuk ka treguar vullnet për gërmimet në varrezat masive

Kryesoret

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bogujevci dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla, nderuan të zhdukurit në luftë te përmendorja përkatëse.

Kurti kritikoi Serbinë për mungesë vullneti për të lejuar gërmimet në varreza masive, duke theksuar se shumica e gërmimeve janë bërë vetëm në vitet e para pas luftës dhe se ende ka shumë varreza të paditura në Kosovë dhe Serbi.

“Shumica dërmuese ose mbi 94 për qind të atyre që u zhvarrosen dhe u kthyen si kufoma në Kosovë, kjo ndodhi në muajt e fundit të vitit 2000 dhe 2001, pra pas rrëzimit të regjimit të Millosheviqit në Serbi në varrezat masive në Batajnicë e Peruqac.

Nga këto varreza masive janë nxjerrë gjithsej 900 shqiptarë, gra, fëmijë e pleq, pastaj nuk ka pasur gërmime dhe në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2021, në dy varrezat masive janë nxjerrë edhe 61 shqiptarë të tjerë. Pra pjesa dërrmuese janë në muajt e parë të rrëzimit të Millosheviqit, më pastaj nuk ka pasur vullnet për gërmime të mëtejshme në Serbi, ndërsa në Kosovë i kemi 2800 gërmime në këto 25 vite”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit