Nick Abbott ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri, një hap i ri në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ambasada Britanike ka njoftuar për emërimin e Abbott në një postim në rrjetin social “X”, ku theksohet se ky është fillimi i një kapitulli të ri në marrëdhëniet diplomatike.
Në postim, Ambasada Britanike nënvizon angazhimin e Britanisë për të përmirësuar partneritetin me Shqipërinë dhe për të kontribuar në progresin e saj.
“Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si #PartnersForProgress,” thuhet në njoftim.
Ky emërim përfaqëson një mundësi të re për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe për të forcuar marrëdhëniet strategjike në të ardhmen.