Kryeministri i Hungarisë në largim, Viktor Orban, ka njoftuar se do të dorëzojë vendin e tij në Parlament pas humbjes së koalicionit Fidesz-KDNP në zgjedhjet e fundit.
Orban, që ka udhëhequr vendin për 16 vjet, theksoi se kjo humbje e shënon një periudhë të re për politikën hungareze.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, ai tha:
“Meqenëse vendi që fitova si kreu i fletëvotimit për platformën Fidesz-KDNP është në fakt një vend parlamentar për Fidesz, kam vendosur ta dorëzoj atë. Në këtë kohë, unë nuk kam nevojë për parlamentin, por për riorganizimin e kampit kombëtar.”
/5pyetjet.al









