Pesë ditë pas atentatit të dështuar ndaj Altin Halilit në Berat, policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët e autorit që tentoi të kryente vrasjen.
48-vjeçar i identifikuar si Iliaz Toska u arrestua pasi ka ndihmuar autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.
Ndërkohë grupi i posaçëm hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.