15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti 2024/ Teliti: Asnjë përmirësim për shqiptarët, gjithçka për Ramën dhe oborrtarët e pushtetit

Kryesoret

Këshilltari për çështjet ekonomike dhe nënkryetar i këshillit bashkiak në Partinë Demokratike Dorjan Teliti me anë të një deklarate për mediat foli rreth prezantimit të buxhetit 2024.

Teliti u shpreh se me këtë buxhet po mundohen që të gënjejnë shqiptarët me gjysma gjeli në fund vit dhe me gjoja indeksime pensionesh, duke refuzuar vendosjen e minimumit jetik.

Më pas ai thotë që qeveria e Ramës ka vendosur edhe që të ulë me 1. 2 milionë euro fondin vjetor për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë.

“Më një akt terësisht në shkelje në normave të shëndosha të menaxhimit financiar, qeveria i ka hapur rrugën tenderimeve të vitit të ardhshëm që ato të fillojnë procedurat që në shtator të këtij viti, ndonëse buxheti i vitit 2025 do vijë për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë në nëntor të vitit koherent”, u shpreh Teliti.

Ai theksoi se për shqiptarët nuk ka asnjë përmirësim në buxhet, gjithçka per pasurimin e mëtejshëm te Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit.

Teliti thotë që Partia Demokratike iu fton që të reagoni kundër abuzuesve dhe çdokujt që trajton buxhetin e shtetit si një pronë private.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit