Policia e Dibrës ka arrestuar një 24 vjeçar , pasi i ka vjedhur një gruaje një shumë parash dhe disa sende me vlerë.
Gjatë kontrollit të makinës së 24-vjeçarit Kreshnik Sula, banues në Tiranë, u gjetën të fshehura shuma e parave dhe sendet personale të gruas me iniciale A.K.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuam e parave dhe sendet personale.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.