Nga sulmet e Ukrainës në rajonin rus të Belgorodit, në kufirin mes dy vendeve u raportuan 7 të vdekur dhe 37 të tjerë të plagosur.
Sipas La Repubblica, guvernatori Vyacheslav Gladkov tha duke se “një grua dhe katër burra vdiqën menjëherë nga plagët” e marra pasi Ukraina goditi qytetin e Belgorodit dhe zonën përreth me “municione thërrmuese”.
Shpërthimet u dëgjuan edhe në Kiev rreth orës 2:45 të mëngjesit me orën lokale. Kjo është bërë e ditur nga mediat ukrainase, pasi forcat ajrore kishin lëshuar një alarm ajror në rajon për shkak të kërcënimit të sulmeve nga dronët rusë.