Ditën e sotme dy vëllezër janë arrestuar pasi kanë marr peng një 44-vjeçar dhe e kanë kërcënuar.
Dy vëllezërit, njëri 25 vjeç me iniciale A.G dhe 29 vjeç L.G, të dy banues në Durrës, kanë marr peng një 44-vjeçar me iniciale B.Sh., dhe pa dëshirën e tij e kanë futur në makinë dhe e kanë çuar në zonën e Kënetës. Më pas për motive të dobëta ata e kanë kërcënuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.