Nënkryetari i Këshillit Bashkiak në PD, Dorjan Teliti, ka kritikuar rishikimin e fundit të buxhetit, duke e cilësuar si një masë që nuk adreson probleme reale dhe nuk ofron mbështetje për bizneset, pensionistët, ose shtresat në nevojë.
Ai akuzoi qeverinë se ndryshimet në buxhet janë të destinuara për të forcimit të mëtejshëm të shtetit policor dhe për të mbështetur interesat e koncesionarëve dhe luksin qeveritar, sidomos në periudhën parazgjedhore.
Teliti theksoi se buxheti nuk përmbush nevojat e qytetarëve dhe se PD-ja do të përdorë çdo mjet demokratik për të kundërshtuar këtë politikë.
“I duhej shiritave elektorale për zgjedhjet e ardhshme, ku tafmaja e madhe për të hapur sa më shumë tendera mbizotëron ndaj financimit të projekteve në vazhdim, duke i lënë ende të pambyllyra projekte të rëndësishme si Rruga e Arbrit apo Unaza e Tiranës.
Për më tepër, në një akt terësisht në shkelje në normave të shëndosha të menaxhimit financiar, qeveria i ka hapur rrugën tenderimeve të vitit të ardhshëm që ato të fillojnë procedurat që në shtator të këtij viti, ndonëse buxheti i vitit 2025 do vijë për diskutim në Kuvendin e Shqipërise në nëntor të vitit koherent.
Të dashur qytetarë,
Asnjë përmiresim per ju në buxhet, gjithçka per pasurimin e mëtejshëm te Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit.
Me çdo mjet demokratik, Partia Demokratike ju fton të reagoni kundër abuzuesve dhe çdokujt që e trajton buxhetin e shtetit si pronë private, jo si një instrument për të përmirësuar jetesën e çdo shqiptari.
O sot, o kurrë! Ju faleminderit!”, u shpreh Teliti.