Mëngjesin e sotëm janë shtuar forcat e karabierëve mbi urën e lumit Ibër. Ditën e djeshme policia e Kosovës mbylli pesë objekte të strukturave paralele serbe në komunat në veri. Ky aksion u dënua nga ndërkombëtarët.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe vende të tjera janë shprehur të shqetësuara e zhgënjyera nga ky aksion, duke e quajtur veprim të pakoordinuar të Qeverisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë.
Ndërkohë forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë qëndrojnë në vazhdimësi mbi urë.