Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin GLOBSEC, forumin më të madh të sigurisë të mbajtur në Pragë me prezencën edhe të liderëve të Ballkanit, krahas atyre europianë.
Gjatë këtij takimi Rama është parë të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Në foton e kapur në Pragë duket një shtrëngim miqësor i duarve mes Ramës dhe Vjosa Osmanit.
Gjatë takimit ata po bashkëbisedojnë nga afër me njëri tjetrin.