-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjadri gati në fund të shtatorit, por s’ka kanalizime/ La Stampa: Mbetjet në Drin

Kryesoret

Gazeta italiane “La Stampa” ka publikuar një artikull rreth kampit në Shëngjin dhe Gjadër, ku raporton se qendrat e emigrantëve janë pothuajse gati për t’u hapur. Por ka një problem, nuk ka kanalizime. “Mbetjet i shkarkojmë në lumin Drin”.

“Për momentin është vendosur që gjithçka të hidhet në lumin Drin, sipas informacioneve të mia, emigrantët e parë mund të mbërrijnë këtu nga data 10 shtator deri në fund të muajit.

Ata po nxitojnë për t’i çuar atje”, thuhet në artikull.

Qendra e parë e paraburgimit të emigrantëve italianë e ndërtuar në tokë të huaj tashmë është gati.

Pas procedurave të identifikimit, ata do të ngarkohen në autobusë dhe do të dërgohen në Gjadër.

Kampi do të ketë 1150 vende për paraburgim dhe 24 për një burg të vogël të brendshëm. Për ndërtimin e dy strukturave deri më tani janë shpenzuar 800 mijë euro, shkruan gazeta italiane.

Punëtorët që ngritën kampin janë shqiptarë, kosovarë dhe malazezë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit