Nesër do të nisë sesioni i parlamentar. Seanca e parë parlamentare do të nisë me fjalimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe parashikohet të mbahet në orën 17:00.
Përveç fjalimit të Spiropalit, nesër pritet që të marrin fjalën edhe Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka në cilësinë e krerëve të Grupeve Parlamentare.
Seanca e radhës do të jetë ajo e 12 shtatorit, ku priten dy vendime të rëndësishme sa i përket mandatit të deputetëve socialist Olta Xhaçka dhe Vullnet Sinaj.
Ndërsa me datë 3 shtator pritet të mbahet mbledhja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.