-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Po digjemi’! Thirrja urgjente nga Mirdita: Qeveri, na ndihmo!

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u bën thirrje autoriteteve për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve.

‘Zjarri i rënë tre javë më parë në territorin e Kukësit ka kaluar prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit.

Rreziku për fshatin Shëngjin ka kaluar, por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç NjA Fan dhe Lajthizë NjA Orosh.

Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrfikës dhe pyjor, por dhe banor të zonës të cilët i falenderojmë.

Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkisë i janë bashkuar edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri. Ju bëjmë thirrje banorëve te fshatrave të NjA Fan dhe Orosh na vijnë në ndihmë’ shkruan Melyshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit