Pas një ere të fortë zjarri është riaktivizuar në Shishtavec në zonën e quajtur “Guri i Mëngjesit”.
Si pasojë e flakëve po digjen kodrat me bimësi afër Gurit të Mëngjesit në zonën e quajtur “Çuka”.
Ende nuk dihet nëse zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.
Ndërsa banorët dhe zjarrfikësit po vijojnë punën për shuarjen dhe izolimin e plotë të flakëve.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës, kryetari i fshatit Shishtavec, kryetari i njësisë administrative Shishtavec dhe drejtori i shkollës me disa banorë, të cilët po neutralizojnë vatrën e zjarrit.