Mariagrazia Bedin 24-vjeçe, një nënë e re është viktimë e aksidenti rrugor që ndodhi natën mes të premtes dhe të shtunës në Itali.
Makina e drejtuar nga partneri i saj shqiptar, Ali Hoxha është përmbysur nga pakujdesia e 22-vjeçarit, i cili ka rezultuar pozitiv në analizat e mëpasshme për praninë e alkoolit dhe drogës në gjak.
Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe u shtrua në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnate, kur automjeti Golf është përmbysur për shkak të shpejtësisë së tepërt, sipas mediave italiane.