-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si e leu burrin gruan me benzinë dhe i vuri flakën? Fqinja: E pashë me sytë e mi

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili ka tentuar që të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili. Në momentin kur është lagur me benzinë nga i shoqi, 31-vjeçarja ndodhej në rrugë.

Pasi i ka vënë flakët bashkëshortes, me të cilën ndodhet në proces divorci, 45-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Melisa Trëndafili ka mbetur me djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Bashkëshorti i saj është ende në kërkim nga policia. Sipas asaj që kanë treguar fqinjët burri ishte konsumues i alkoolit.

“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit.

I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur, por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Gjendja e 31-vjeçares paraqitet e rëndë. Ajo është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit