Mbrëmjen e sotme në emisonin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ po diskutohet për skandalin e mbetjeve prej kompanisë Kurum drejt Tajlandës.
Ish zv. i forcave detare Artur Meçollari tha se sipas tij, është fshehu origjina e mallit dhe është kryer në paligjshmëri transporti, pasi transporti i mbetjeve të rrezikshme ka kosto më të lartë se mallrat e zakonshëm.
“Transporti i mbetjeve të rrezikshme është më i kushtueshëm se transporti i mallit të zakonshëm sepse ka detyrime në paketim me transport tokësor, në sistemin e magazinimit, ruajtjes, ngarkimit në anije, ruajtjes në anije plus dhe disa etapa shtesë që lidhen me anën mjedisore. Nuk është aktivitet i jashtë ligjshëm të transportosh mbetje të rrezikshme, por paligjshmëria e këtij aktiviteti, si një mall i zakonshëm për të ulur këto kosto. Duke u fshehur origjina e mallit janë ulur këto kosto dhe kjo gjë ka ardhur në bashkëpunim. Kjo që ka transportuar mallrat, në hipotezën time nuk ka patur dijeni që po transportonte mall të rrezikshëm’, tha Meçollari.