-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Rama thotë që fajin e ka opozita, tani fajin e kanë deputetët

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se ky sesion duhet të nisë duke u dhënë prioritet të paktën tre nismave që ka propozuar opozita. Këto tre nisma janë ligji për përcaktimin e minimumit jetik, rritjes së pensioneve dhe financimit të sektorit të bujqësisë.

Bardhi u shpreh se vetë fshihet dhe ka gjetur një metodë të re propagandistike.

“Përvec “fajin e ka opozita”, tashmë ka shtuar edhe “fajin e kanë deputetët”. Pra fajin nuk e ka ai, as ministrat e tij të korruptuar, por kolegët deputetë, një pjesë e të cilëve të ndershëm, por shpesh të keqpërdorur si kartona për aferat e tij apo oborrit të tij”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se do të garantoj çdo qytetar shqiptar se opozita, Partia Demokratike do të luftojë për Shqipërinë e shqiptarëve, jo për Shqipërinë e një grushti pushtetarësh.

“Flaka që Edi Rama i ka vënë Shqipërisë do të duhet të marrë fund me votën e shqiptarëve! Ne, si opozita e këtij vendi, kemi detyrimin historik të ndalim të keqen më të madhe që vendi ka patur pas diktaturës. Në thelb, regjimi i Edi Ramës nuk ndryshon shumë nga ai i Enver Hoxhës. Ai ndërtoi një diktaturë bardh e zi, ky i sotmi ka ndërtuar një diktaturë me ngjyra, në të cilën njerëzit kanë frikë të flasin, nuk ka zgjedhje të lira, nuk respektohet shteti ligjor, nuk ka ekonomi tregu. Na duhet një bashkim i madh me shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë!”, tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit