Izraeli dhe Hamasi janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për pengjet.
Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ne jemi “shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare të pengjeve”.
Ai kritikoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se “nuk po bën mjaftueshëm”.
Kjo vjen pasi një nga gjashtë pengjet e gjetur të vrarë në Gaza javën e kaluar u zbulua se ishte shtetasi amerikan, Hersh Goldberg-Polin.