Në Bulqizë, një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
31-vjeçari Gerhard Lala ishte nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Policia e Bulqizës e ka kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin gjyqësor që e kishte caktuar këtë masë.
Kontrolli dhe arrestimi janë realizuar si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe kontrollit të vazhdueshëm 24/7. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Dibrës për veprime të mëtejshme.