Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lagje të Janinës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar veten e tij me armë.
Mediat greke raportojnë se studenti 19-vjeçar ka vizituar gjyshen e tij në shtëpinë e saj dhe pasi ka gjetur një armë zjarri ka shkuar në tualet dhe ka qëlluar veten.
Ende nuk dihet nuk dieht se kujt i përkiste arma dhe përse 19-vjeçari e ka ndërrmarë këtë akt.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca, e cila më pas ka transportuar të riun në spital në gjendje kritike për jetën.