Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga qelia, ku gjykata i fali gjashtë javë burg.
“Siç e dini në Shqipëri nuk ka zgjedhje, sepse pushteti ka vendosur që në këtë shtet të mos bëj zgjedhje. Këto zgjedhjet që u bën në 4 gusht ishin të paligjshme. I paligjshëm ishte ndalimi im, dekreti i presidentit. Kryeministri përdori gjithë mafien për të marrë një bashki.
Liria është e shenjtë. Edhe një ditë në burg në mënyrë të padrejtë nuk besoj se ja vlen. Betejën do e vazhdoj në Strasburg, e kërkoj të drejtën atje.
Zgjedhjet e 4 gushtit, nuk duhet të ishin bërë, ishin të paligjshme. Ishte i paligjshëm shkarkimi im. Gjithë shteti ishte atje duke bërë presion, intimi duar votuesit. Zgjedhjet ishin bërë më 14 maj 2023. Himara klithë kryetar bashkie. Pushteti nuk donte” tha ai.