Gazmend Bardhi në fjalëne tij në Kuvend tha se banorët e Thumanës ndodhen para Kuvendit dhe po protestojnë për hyrje dalje në audostradën.
Bardhi u shpreh se zëri i banorëve të Krujës nuk dëgjohet dhe kërkesa e tyre është shumë e thjeshtë.
“Ajo rruga që është bërë të duket sikur po ecën në det, pasi për shkak të cilësisë së keqe të duket sikur po valvitesh në det. Por, ata nuk po flasin për cilësinë e rrugës, ata kanë një kërkesë minimale, kërkojnë hyrje dhe dalje në rrugën kombëtare dhe kjo është kërkesë minimale dhe kjo nuk kërkon fonde, por kërkon dashamirësi për të dëgjuar kërkesën e tyre”, tha Bardhi.
Më pasi ai i drejtohet Ballukut që të dal dhe të dëgjoj pasi një përfaqësi e tyre ka ardhur në Kuvend.
“Ministre të kërkoj që të dalësh dhe ti dëgjosh dhe një përfaqësi e tyre ka ardhur edhe sot në Kuvend. Nuk është zgjidhje ministër i brendshëm që dërgon policë për të shtypur protestën e asaj zone që kanë një kërkesë për të hyrë në rrugë kombëtare dhe çojnë atje forca speciale, a thua se po shkoni që të luftoni krimin”, tha Bardhi.