Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi në fjalën e tij në parlament deklaroi se Shqipëria sot është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.
Peleshi tha se shteti shqiptar nuk është i partive politike, por i shqiptarëve. Ai i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë me maxhorancën, me qëllim që anëtarësimi në union të jetë më i lehtë.
“Integrimi në BE ka qenë një mision historik dhe duhet të bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët. Lajmet e rreme duhet të luftohen, prandaj duhet të mbështet Komisioni për Dizinformimin. Qeveria po lufton për transparencë. Çështja e mbetjeve toksike u shndërrua në një çështje ku u fol përpara se hetuesit dhe institucionet të flasin. Të krijojmë një kulturë të re politike. Ne të kthejmë transparencën dhe ju të ikni nga gënjeshtra”, u shpreh Peleshi.