-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tufa me euro dhe floriri, gjyqtarja kërkesë bandës së vrasësve: Më blini telefon

Kryesoret

Hetimet e SPAK për grupin kriminal Çopja zbuluan edhe lidhjet e bandës në sistemin e drejtësisë. Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu akuzohet se mori ryshfet 11 mijë euro dhe një monedhë floriri. Kërkoi nga grupi kriminal t’i blihej dhe një celular.

Sipas hetimeve të SPAK dhe komunikimeve të zbardhura në aplikacionin SKY ECC, Euronews meson ka rezultuar se funksionarja e drejtësisë, e cila dha dorëheqjen nga detyra në prag të vetingut, ka mbajtur kontakte me anëtarët e grupit Çopja përmes Arzen Mama me të cilin gjyqtarja ka patur lidhje miqësore. Në biseda anëtarët e grupit Çopja i referohen gjyqtares me nofkën “komshija”

Këto njohje, Arzen Mama i ka shfrytëzuar, për të marrë prej ish gjyqtares Pajtime Fetahu, të dhëna e informacione lidhur me dosjet që ajo ka patur në hetim e gjykim ku si rezultat të hetuarit Qosja dhe Mama, i kanë dhënë shtetases Pajtime Fetahu, përfitime të parregullta.

Krahas informacionit që i ka përcjellë grupit Çopja për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për kundërshtarin e tyre Erion Alibej më 18 shtator të vitit 2020 para se të ekzekutohej vendimi, gjyqtares i është kërkuar nga shtetasi Mikael Qosja nëpërmjet shtetasit Arzen Mama që ajo të ndikojë dhe të ndihmojë në lehtësimin e pozitës procedurale të anëtarëve të grupit Çopja konkretisht shtetasve Ervis Daka dhe Altin Kamami.

Sipas SPAK është evidentuar në të paktën dy raste gjyqtarja Fetahu ka marrë nga shtetasi Mikael Kamami (Qosja) nëpërmjet shtetasit Arzen Mama shuma  monetare si përfitim i padrejtë, 10.000 Euro, 1.000 Euro dhe një monedhe floriri si dhuratë për mbesën e porsalindur. Pajtime Fetahu i ka kërkuar shtetasit Arzen Mama që t’i blejë një aparat telefonik celular.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit