Organi qeverisës evropian i futbollit në një deklaratë për mediat tha se duke filluar nga sezoni aktual çmimet e biletave për tifozët do të ketë një kufi.
Çmimet maksimale të biletave për tifozët jashtë do të vendosen në 60 euro (66,40 dollarë) për Champions League, 40 euro për Europa League dhe 20 euro për Ligën e Konferencave.
Gjithashtu UEFA do të ulë më tej çmimet e biletave në të ardhmen pasi këtë sezon prezanton një format të ri të turneut që përfshin 36 ekipe në një ligë të vetme të madhe, duke rezultuar në më shumë ndeshje.