Zjarri në njësitë administrative Fan dhe Orsh të bashkisë Mirditë vazhdon të jetë aktiv dhe po digjet një sipërfaqe me pishë dhe shkurre.
Në ndihmë për shuarjen e flakëve kanë shkuar helikopteri Cougar dhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.
Mjetet zjarrfikëse, forcat opracionale po merren në mbajtjen e zjarrit larg banesave në fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njësisë administrative Fan, në rrugën që shkon në Shëngjin.
Gjithashtu në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikës mga bashkitë e Tiranës e Kamzës me mjetet e tyre.
Ndërsa forca të tjera janë duke punuar për izolimin e zjarreve në 5 vatrat e tjera aktive në Kurbin, Kukës, Vlorë, Shkodër e Korçë, ku situata është nën kontroll.