Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu nga protesta e banorëve të Krujës, theksoi se qytetarët nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por kundër ndryshimeve të projektit që janë bërë nga Ministria e Infrastrukturës.
Ai kritikoi forcën e përdorur ndaj protestuesve dhe akuzoi ministrin Balluku për përfitime personale nga situata.
“Nëse bëhet hyrje-dalja, protesta mbyllet. Këtu është qytet dhe si mund ta zbulosh qytetin. Banorët nuk janë kundër projektit. Banorët janë kundër projektit që ka ndryshuar Balluku.
Pse duhet të përplaset policia me banorët që të fitojë lekë Balluku? Nëse këta e duan me forcë, këtyre po u vjen dita për të marrë atë që meritojnë”, tha Balliu.