-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: ‘Kurumin’ do ta çojmë për hetim në SPAK

Kryesoret

Lulzim Basha paralajmëroi sot se çështjen e mbetjeve të Kurumit po shikon mundësinë për ta dërguar për hetim në SPAK. “Do vazhdojmë të ndjekim ditë për ditë prioritetet e njerëzve ku ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së “Kurumit” nga  prokuroria aktuale që po e ndjek tek SPAK, duke hetuar të gjitha aspekt që mund të përbejnë bazën për ta konsideruar atë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal  me aspekte korruptive që janë juridiksioni  i SPAK-ut.

E keni parasysh se çfarë bëhet fjalë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur tani, që është maja e ajsbergut, për qindra ton helmeve që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshme shëndetësor që kjo ka për të gjithë qytetarët” tha ai për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit