Mbrëmjen e sotme, një stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër ka goditur Gramshin, Librazhdin, Cërrikun dhe Elbasanin.
Breshëri me madhësi sa një kokërr arre ka përfshirë këto zona, duke shkaktuar shqetësime dhe dëme të mundshme.
Në këtë moment, ende nuk ka një raport të plotë mbi dëmet që mund të ketë shkaktuar, sidomos në sektorin e bujqësisë. Në disa zona, si Elbasani dhe Gramshi, breshëri i kaluar kishte shkaktuar dëme të mëdha në pemët dhe kulturat bujqësore, duke lënë pas një situatë të rëndë për fermerët dhe të tjerë që varen nga bujqësia.