-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamtumirë Servet Pëllumbi! “Na priti, na mësoi dhe na bindi që të mos dorëzohemi”

Kryesoret

Këtë të mërkurë u zhvillua ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Homazhet në nder të figurës së njohur publike filluan në orën 09:30 në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ndërsa në orën 12:00 do të zhvillohen homazhet shtetërore.

Unë dua ta falënderoj sepse ka qenë profesori im, më ka promovuar dhe inspiruar. Ai ka lënë një trashëgimi të pasur, lider me integritet të plotë.

Nuk gjendet një i dytë as në të majtën dhe të djathtën. Na duhen modele që zbusin krizat. I paharruar kujtimi i profesor Servet Pëllumbit” tha Arben Malaj.

Si deputet ishte shembulli i parlamentarit, ai do të mbetet një nga kryetarët më të mençur dhe seriozë. Ai ishte profesori i vërtetë i së majtës shqiptare” u shpreh Musa Ulqini.

Na priti, na mësoi, na edukoi, na rriti dhe na bindi që të mos dorëzohemi asnjëherë. Po ikin shumë, po ikin shumë nga këta njerëz që kanë drejtuar PS-në” u shpreh Erion Braçe.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë edhe ish-Presidenti Bamir Topi, Fatmir Mediu, etj.

Lamtumirë Servet Pëllumbi! “Na priti, na mësoi dhe na bindi që të mos dorëzohemi”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit