-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas vrasjes së dy fëmijëve policia rrugore rikthehet në rrugë

Kryesoret

Pak ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Durrës, që u mori jetën dy fëmijëve duke luajtur, drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Dhimitraq Ziu renditi një sërë masash të ndërmarra nga Policia e Shtetit. Drejtori për Rendin deklaroi se duke pasur parasysh shkaqet e aksidenteve, janë duke u marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Për shkak të aksidenteve të shumta rrugore, janë marrë masa shtesë nga policia. Patrullat e Policisë Rrugore do të ndërhyjnë kur konstatojnë sjellje arrogante në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara apo rreziqe të tjera në rrugë, sidomos në akse kombëtare. Shërbimet e Policisë Rrugore do kryejnë kontrolle dhe në zona urbane, për përdorim celularësh, rripat e sigurimit. Parkimet e gabuara do të jenë në qendër të vëmendjes. Kontrollet do jenë kryesisht me mjete inteligjente.

Ngelet shqetësuese sjellja e keqe në rrugë. 1009 shtetas janë arrestuar gjatë këtij viti. Mbi 82 mijë drejtues mjetesh janë ndëshkuar tejkalim shpejtësie. 60 mijë drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mbajtje celulari gjatë ecjes me mjet. Shpejtësia e lartë është shkaku më i lartë i aksidenteve të rënda. Kontrolle do ushtrohen dhe në lagje”, tha Ziu. Kjo do të thotë se policia rrugore pak ditë pasi u hoq nga kontrollet në rrugë me urdhër të drejtorit të ri, tashmë do të rikthehet sërish.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit