-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova do të vijojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, deklaron Kurti

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë zhvilluar një takim me Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, për të diskutuar rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Kurti falënderoi Gorgun për ndihmën në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe konfirmoi se Kosova do të vijojë të blejë pajisje ushtarake nga Turqia, një nga partnerët kryesorë të vendit.

Në takim, u diskutua gjithashtu për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes dhe prodhimit të municionit, si dhe për kushtet që ofron Kosova për investitorët turq.

Ministri Maqedonci, në një postim në Facebook, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në këtë fushë dhe angazhimin e Kosovës për të investuar në industrinë e mbrojtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit