Partia Demokratike denoncon se pjesa dërrmuese e ujërave të plazheve shqiptare janë përkeqësuar në krahasim me vitet pararendëse.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë për mediat u shpreh se faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë mbeten shkarkimet e ujërave të zeza të pa trajtuara në mënyrë direkte dhe indirekte.
“Partia Demokratike e ka denoncuar në vijimësi ndotjen e ujrave, derdhjen në detra lumenj dhe liqene të ujrave të zeza si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe babëzisë të pushtetit qendror dhe vendor.
Ne kemi dënuar gjithashtu një vendim të qeverisë për të detyruar hotelet dhe resortet në bregdet për të blerë impiante të ujrave të zeza me kosto mbi 30 mijë euro. Kjo edhe pse ata kanë një kontratë me UKT I cili është enti public që duhjet të bëjë riciklimin, kanalizmin apo adresimin e ujrave të zeza të tyre.
Të detyruarit e bizneseve për të blerë impiante private nuk është përpjekje për të pastruar mjedisin, por e bërë për interesa të kompanive private të lidhura me pushtetin.
Fatkeqësisht, disa pronarë kanë gjetur si rrugë reagimi një veprim të papërgjegjshëm, që ua ka lejuar korrupsioni bashkiak dhe qeveritar. Kanë paguar 10 mijë euro nën dorë dhe i kanë derdhur ujrat e zeza në det.
Kjo është fytyra e vërtetë e turizmit, jo ajo që propagandon Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe zëdhënësit e qeverisë” tha ajo.