Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, afër OSHEE, janë plagosur me armë zjarri Kastriot Elezi, 45 vjeç, dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç.
Mësohet se njëri nga të plagosurit është me precedent. Burime bëjnë me dije se njëri është qëlluar në shpatull, kurse tjetri në këmbë.
Të dy të rinjtë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve të dyshuar.