Në plazhin e Delisufit në Vlorë, një turist italian, 41-vjeçari F. S., ka ndërruar jetë sot pas një arresti kardiak gjatë notit në det.
Incidenti ndodhi rreth orës 17:59 dhe aktualisht grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e plota të vdekjes.