Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Greqi për dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të mitur.
Ngjarja ndodhi më 26 gusht në Nice, kur burri, pas kthimit nga puna në gjendje të dehur, ka nisur të shajë dhe kërcënojë bashkëshorten dhe fëmijët. Ai ka dhunuar gruan në sy të fëmijëve dhe ka goditur vajzën e mitur me grusht në pjesën e pasme të kokës. Sipas mediave greke, një natë para kësaj ngjarjeje, ai kishte dhunuar dhe përdhunuar bashkëshorten.
Autoritetet greke kanë urdhëruar ekspertizë mjeko-ligjore për të verifikuar dëmtimet e gruas dhe fëmijëve.