-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia njofton bllokimin e pikave kufitare, Policia e Kosovës: Kemi plane operacionale

Kryesoret

Në Serbi është paralajmëruar një bllokadë e pikave kufitare me Kosovën që do të fillojë më 6 Shtator. Sipas njoftimeve, do të bllokohen vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdare nga ana e Serbisë qendrore, si dhe kalimi Kulla në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi në Konçul nuk do të preket për momentin.

Policia e Kosovës në veri ka reaguar, duke deklaruar se ka plane operacionale për të përballuar situatën. Zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ndodhin gjithmonë përgatitje për këto situata dhe nuk do të ndikojnë në operativitetin e forcave të rendit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë thirrje për të shmangur kalimin në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për ata që kanë planifikuar udhëtime përmes territorit të Serbisë, në përpjekje për të evituar ndonjë pengesë të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit