Në sezonin 2024-25, Rahim Sterling është lojtari më i paguar i Arsenalit, me një rrogë prej 325,000 paundësh në javë.
Transferimi i tij nga Çelsi, i realizuar në fund të merkatos, ka surprizuar shumë, duke e bërë Sterlingun të parin në listën e pagave të klubit. Ndërkohë, Arsenali mbulon gjysmën e rrogës së tij, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga Çelsi.
Pjesa tjetër e pesë lojtarëve më të paguar përfshin Kai Havercin me 280,000 paund në javë, Gabriel Zhezus me 265,000 paund, dhe Deklan Rajs dhe Martin Odegard me 240,000 paund secili. Më poshtë janë Bukajo Saka me 195,000 paund, dhe Tomas Partejn me 200,000 paund.
Të diplomuarit e Akademisë, Emil Smith Rou dhe Edi Nketiah, janë larguar nga klubi, ndërsa rrogat e reja reflektojnë përforcimet e mëdha të bëra gjatë merkatos së verës.