Arrestohet një person për vrasjen e Elis Rroshkodolit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë. Ai është Xhuliano Malo 26-vjeç, lindur në Lazarat dhe i arrestuar në vitin 2017 pas vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.
Nga hetimet e kryera rezulton se këta 4 persona kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Elis Rroshkodolit. Gjithashtu policia ka zbuluar edhe një garazh në Tiranë, që iu shërbente atyre, si bazë për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.
3 makina të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së Rroshkodolit janë sekuestruar si provë nga policia.
14 plumba depërtuan trupin e viktimës nga 18 që u shkrepen prej një distance të afërt nga pistoleta me silenciator, paraditen e së premtes së 30 gushtit.
Viktima Rroshkodoli nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh.
Në vitin 2023, ai ishte autori i dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku ishte arratisur drejt Stambollit.
Zbardhet vrasja e Elis Rroshkodolit, kapet njëri, identifikohen 3 bashkëpunëtorët