-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Policia e Kosovës, njësia më e aftë dhe e profesionalizuar në rajon

Kryesoret

Në përvjetorin e 25-të të Policisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori pjesë në një demonstrim të aftësive dhe përgatitjeve të njësive elitare të policisë.

Kurti e vlerësoi Policinë e Kosovës si më të aftën dhe më të disiplinuarën në rajon, duke theksuar kontributin e saj të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë. Ai shprehu mirënjohjen për sakrificat dhe punën e palodhur të pjesëtarëve të policisë, duke e përshëndetur ata për përgatitjet dhe aftësitë profesionale të treguara në këtë ceremoni.

“Sot me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ne jemi krenarë që ju kemi juve për punën e shërbimin që keni bërë, për kontributin që keni dhënë deri në sakrificë, e ku para së gjithash e mbi të gjitha kujtojmë e përkujtojmë 23 heronjtë e Kosovës nga radhët e policisë tonë”, tha Kurti.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit