Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Parkun Rekreativ “Dua të luaj” në Berat, që përfshin 300 pemë, kënd lojërash, pistë vrapimi, si dhe fusha sportive për basketboll, volejboll, tenis dhe padel.
Rama ka theksuar se ky park do të ofrojë ambiente të gjelbra dhe stola për pushim, duke e bërë atë një destinacion multifunksional për të gjitha grupmoshat.