Sot të gjitha vendkalimet kufitare Serbi-Kosovë pritet të bllokohen nga serbët pas thirrjes së Këshillit Organizativ për Bllokada në Serbi.
Bllokada është paralajmëruar të bëhet në territorin e Serbisë, në rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Kosovën.
Për shkak të kësaj, institucionet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë kalimin nga Serbia.
Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga qytetarët të shmangin kalimin tranzit nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë.